Për shkak të pandemisë së koronavirusit për gati më shumë se një vit të moshuarit në të gjithë botën kanë qenë dhe grupmosha më e rrezikuar.
Me nisjen e fushatës së vaksinimit në shumë shtete të botës, të parët që kanë marrë dozat kanë qenë të moshuarit, për shkak të rrezikshmërisë që Covid 19 ka për jetën e tyre. Një 89 vjeçar amerikan marrjen e vaksinës anti Covid e ka shoqëruar me një kërcim.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Robert Holzman, sapo injektoi dozën e vaksinës, doli në rrugë dhe nisi të kërcente. Arsyeja? Fare e thjeshtë, ai ka pasion kërcimin dhe një nga arsyet kryesore që e bëri vaksinën, ishte që të kërcente i pashqetësuar apo rrezikuar.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI