92 punonjës policie kanë përfituar kredi me interes 0 për të blerë banesë dhe synimi është që vitin tjetër të përfitojnë edhe 300 të tjerë dhe në vijim 500 të fundit, duke e çuar numrin e përfituesve në vitin 2025 në 934 përfitues, aq sa është dhe numri i punonjësve të Policisë që kanë nevojë për mbështetje në këtë drejtim. Këtë e theksoi të mërkurën ministri i Brendshëm Taulant Balla, gjatë aktivitetit të organizuar me rastin e fillimit të zbatimit të programit të kredive të favorshme për shtëpi për familjet e reja të mjekëve, ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit
“Kur në 15 korrik mora detyrën e ministrit të Brendshëm një prej angazhimeve të mia të para ishte që të arrinim të përmbyllnim deri në festat e këtij fundvit 100 kreditë e para me interes 0 për punonjësit e Policisë së Shtetit. E vura re që tek biseda e parë me drejtorin e Përgjithshëm të Policia e Shtetit, por edhe me të tjerë, shumë pak e besuan që ne do t’ia arrinim realizimin dhe mundësimin e kësaj politike të rëndësishme, por më shumë se kaq, por që edhe në ditët e në vijim t’i shkojmë për vizitë të gjithë atyre që kanë mbyllur të gjitha procedurat dhe janë duke hyrë në shtëpi”, tha Balla.
“Kjo do të ndodhi javën e ardhshme. E ftoj kryeministrin të shkojmë tek të shtëpitë e disa prej vajzave, djemve, burrave dhe grave, që sipas listës deri në moshën 40 vjeç kanë përfituar kredi me 0 interes për banesa. Do të përfitoja nga rasti që t’i bëja thirrje Ministrit të Financave që mosha të rritet nga 40 në 45 vjeç. Besoj se do kemi mirëkuptimin tuaj që ta ngremë moshën. Falënderoj të gjithë ata që aplikuan, pasi tregoj besim, tek qeveria, tek kryeministri në veçanti tek kjo politikë e re. Ne kemi bërë një studim brenda Policia e Shtetit, kemi dalë në konkluzionin se kemi 934 punonjës të Policia e Shtetit që kanë nevojë të trajtohen me kredinë 0. Kjo nuk është e lehtësuar është 0, s’paguan asnjë interes, 0 interes paguan punonjësi i Policisë së Shtetit, shtuar dhe me vlerën e inflacionit vjetro, në und të këtij procesi të del shtëpia falas. Angazhimi im dhe i qeverisë, me mbështetjen e qeverisë është që vitin e ardhshëm të kemi të paktën 300 punonjës të Policia e Shtetit që të përfitojnë, pastaj me këtë zhvillim ekonomik të vendit, të shkojmë në 2025 të përmbyllim dhe 500 kuota të tjera që kanë nevojë për t’u trajtuar me një banesë me kredi 0, pra kredi falas”, tha Balla.
“Dhe e vërteta është që brenda Policia e Shtetit, nga 92 punonjësit që janë sot këtu përfitues. 16 punonjëse janë vajza, 76 të tjerët janë djem dhe e bukura e kësaj është që pjesa më e madhe janë punonjës të rolit bazë. Kjo është gjëja që më ngroh më shumë. Është te pjesa e strukturës së Policia e Shtetit për të cilën kam patur dhe do kem vëmendjen më të veçantë, duke synuar bashkë me kolegët dhe Kryeministri, që në 1 korrik të vitit të ardhshëm, me fondin që kemi vënë në dispozicion 400 milion euro për rritjen e pagave në të gjithë administratën e shtetit, Policia e Shtetit të marri vlerësimin që i takon dhe për shkak të rezultateve mbresëlënëse që kemi arritur në garantimin e sigurisë publike në vend gjatë këtij viti të rëndësishëm, ku u përballua një sezon turistik si asnjëherë më parë”, tha Balla.
Ai paralajmëroi se turisti i dhjetëmiliontë për këtë vit, do të pritet në Rinas më 31 dhjetor.
“Në 31 dhjetor do të jemi në Rinas për të pritur turistin e 10-miliontë që viziton Shqipërinë, e kemi përballuar këtë sfidë të madhe sigurie me të njëjtën organikë të Policia e Shtetit, dhe mbi të gjitha me asnjë ngjarje kriminale në dëm të turistëve, si shprehja më kuptimplotë e besës së shqiptarit dhe besën e Policia e Shtetit. Në fund doja ta lija pak më vonë në fakt, se pas pak minutash do jemi në mbledhjen e qeverisë për të miratuar dhe këtu i kërkoj ndjesë mjekëve dhe infermierëve dhe FA për ti dhënë një lajm të mirë tjetër Policia e Shtetit, miratojmë projektvendimin për trajtimin ushqimor të çdo punonjësi policie apo studentëve të akademisë së policisë për ti dhënë zgjidhje përfundimtare një problematike të trashëguar prej vitesh. Kryeministri ka patur dëshirën për ta bërë prej vitesh këtë, por tani u poqën kushtet ekonomike dhe financiare dhe sot qeveria miraton projektvendimi për ti dhënë çdo punonjës policie pagesën e prapambetur për të vitit 2023 dhe në vitin 2024 kjo do të jetë një politikë vazhduese”, përfundoi Balla.///

ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.