Kryetari i Rithemelimit në Partinë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot në një dalje për mediet se prokurorët Kraja dhe Prençi kanë injoruar dhe fshehur çdo dokument të shtetit, për të amnistuar Erion Veliajn në hetimin e inceneratorit të Tiranës. Sipas Berishës, ata janë delinkuentë dhe persona që në konflikt flagrant interesi.
Sipas tij, Arben Kraja ka qenë ish-hetuesi xhelat i Sigurimit të Shtetit, ndërsa prokurori tjetër Prençi është mik i njohur i McGonigal. “Këta prokurorë politikë kanë shumëzuar me zero kontrollin e institucionit kushtetues për kontrollin e buxhetit, Kontrollin e Lartë të Shtetit, lidhur me këtë vjedhje të shekullit”, u shpreh Berisha.
“Zgjidhja vjen nga protesta juaj, të dashur qytetarë, para këtij institucioni që funksionon në mënyrë absolute njëlloj si dikur hetuesit e sigurimit të shtetit”, u shpreh Berisha. “Ata të cilët ju servirin ju Skapin si institucion që ka kompetenca amnistinë, ata janë për instalimin këtu të një regjimi pa opozitë, të një regjimi mafioz, të një regjimi që kërkon të zhbëjë çdo ditë Shqipërinë”, tha Berisha.///
ME SHUME LAJME
Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin
FOKUS – Si të qetësoni dhimbjen e kokës pa përdorur ilace?
Sarandë. Kryebashkiaku Çaçi: Saranda do të ketë edhe dy muzeume të rinj, një arkeologjik dhe një detar