22.10.2020// I kerkuar prej vitesh nga agjenci dhe operatore te vendeve te ndryshme europiane, aeroporti i Sarandes mesohet se eshte përfshire me në fund ne planet e aferta te qeverise.
“Sapo gara te mbyllet, ne jemi gati të lançojmë procesin për aeroportin e Sarandes per te cilin eshte bere e gjithe pergatitja “-dekalroi nje ditë me pare Kryeministri Rama.
Sipas tij, aeroporti i Sarandes krahasuar me ate te Vlores ” Eshte nje aeroport me i vogel, natyrisht me nje impakt strategjik per turizmin “.
“Ne kemi shume besim- tha Rama,-se ne rast se Vlora (aeroporti) do te jete nje sukses me perfshirjen e nje etniteti prestigjioz nderkombetar, atehere patjeter qe edhe Saranda nuk ka arsye pse te mos jete nje sukses por Vlora eshte strategjike edhe ne funksion te Sarandes”.
Nga ana e saj, Ministrja e Infrastruktures Belinda Balluku duke folur per aeroportin e Sarandes vuri ne dukje: “Kemi gjithçka gati dhe menjehere pas gares se Vlores, ne do te nisim garen e Sarandes qe do te jete nje nje aeroport modest sezonal siç ka edhe shteti fqinj aeroportin e Korfuzit qe punon diku nga muaji mars deri ne muajin tetor por qe do te permbush te gjitha kushtet per turizem masiv por edhe per turizem elitar”.
(Ne foto: Zona e fushes se Vurgut ku parashikohet ndertimi i Aeroportit te Sarandes)

Duket qarte se dilema: aeroport ne Sarande apo ne Gjirokaster, ka perfunduar me variantin e pare.
Ndryshe nga Saranda e cila nuk pati nje “forum” te dedikuar per aeroportin sikurse ngjau me Gjirokastren anetaret e te cilit lobuan per aeroportin ne qytetin e tyre; priorizimi i strategjise se qeverise per turizmin detar “ka privilegjuar” me ne fund Saranden. //SARANDANEWS.AL/R-SR///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI