– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka rezultuar pozitive pas testimit për COVID-19.
Në njoftimin për mediat, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën të ditur se “ministrja është në gjendje të mirë shëndetësore, paraqet simptoma të lehta dhe ka nisur karantinimin sipas protokollit përkatës”.
“ Përfitojmë nga rasti t’u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të respektojnë të gjitha masat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së pandemisë”, apelon ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.///
ME SHUME LAJME
Rregullorja e GJKKO-së si paradhoma e një diktature
Saranda vijon të tërheqë mijëra turistë, vlerësohet deti, mikpritja dhe çmimet
Si hyri gjirokastriti Ermal Beqiri në botën e biznesit, nga analiza e videos Meta-Prifti, pasuritë luksoze dhe tenderat nga AKSHI