SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDE/ Krijohet Rrjeti i Dhomes Ekonomike te Gruas

U krijua te dielen ne Sarande Rrjeti i Dhomes Ekonomike te Gruas.den . Moren pjese perfaqesuese te bizneseve te te gjitha llojeve qe drejtohen nga gra në të gjthë rajonin tonë kryesisht ato qe drejtojne biznese ne fushen e hotelerisë, turizmit, tregtisë, agrobiznesit, etj,.

Nëpërmjet këtij grupimi gratë e biznesit të Sarandës mund të përfitojnë tranime, asistencë, fonde dhe ndihma të ndryshme konkrete per aktivitetin e tyre.

Aktiviteti promovues nisi me një prezantim të përfaqësuesve të biznesit në rajonin tonë . Prezantimi dhe perftimet qe do te kene antaret nga DHEG u sqaruan në fjalën e saj nga Valbona Begolli -Sipermarrese dhe Zv.Kryetare e DHEG.

“ Insiprim dhe Histori Suksesi i Gruas Sipermarrese” e vleresoi  kete nisme, Irena Toci – sipermarrese, themeluese dhe antare bordi te DHEG duke folur ne takimin e Sarandes .

Funksionimi dhe Rrjetezimi I klubeve te grave sipermarrese si pjese te DHEG – eshtë referuar nga Dizi Brahimaj, Eksperte per sipermarrjen dhe anëtare bordit . Perfshirja e gruas sipermarrese te Sarandes ne krijimin e Rrjetit te Grave sipermarrese ishte fokusi ku u perqendrua ne fjalen e saj Rudina Selimi Licaj,  sipermarrese dhe anëtare e DHEG. ”Rrjeti Europian i Ndermarrjeve si dhe Programe te financimit per SME-te, .u sqaruan ne nje lidhje online nga Migena Muslliu , koordinatore e EEN dhe AIDA . Ne fjalen e Klodiana Ajaziit, drejtore e DHEG u theksua se tashme grate qe perfaqsojne bizinese në Sarandë, mund të lobojnë dhe përfitojnë nëpërmjët DHEG dhe partnere të saj brenda dhe jashte vendi.///R-SR///

.

error: