– Të paktën 12 persona kanë mbetur të vrarë dhe 438 të tjerë të plagosur nga tërmeti me magnitudë 6,6 që goditi sot qytetin e Izmirit, njoftoi presidenti Recep Tayyip Erdogan.
“Midis të plagosurve, pesë shtetas po i nënshtrohen operacionit dhe tetë janë nën kujdes intensiv”, tha ai.
“Autoritetet po përdorin të gjitha mjetet në dispozicion për të ndihmuar të prekurit”, shtoi Erdogan.
Presidenti turk falënderoi, gjithashtu, kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, për ndihmën e ofruar: “Dy fqinjë që solidarizohen në kohë të vështira është më e vlefshme se shumë gjëra në jetë”, shkroi ai në Twitter, duke ofruar gjithashtu ndihmën turke për Greqinë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI