Ambasada shqiptare në Turqi ka reaguar në lidhje me tërmetin e fuqishëm që goditi sot Turqinë perëndimore, pranë zonës së Izmirit.
Ambasada u ka bërë thirrje shtetasve shqiptarë të gjendur në zonë të transferohen në një zonë të sigurt.
“Një tërmet i fortë ka goditur Turqinë perëndimore,pranë zonës së Izmirit. Ambasada shqiptare në Ankara i bën thirrje shtetasve shqiptarë të gjendur në zonë të transferohen në një zonë të sigurt dhe ka vendosur në dispozicion numrin e telefonit +90 5495611985 për rast emergjence”, thuhet në deklaratën e Ambasadës shqiptare në Turqi.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI