Katër australian janë shpallur fajtor për vrasjen e një shqiptari. Sipas raportimeve të mediave, 4 të dënuarit kishin hyrë në shtëpinë e Urim Gjarbit për të vjedhur kanabis, por pas rezistencës së këtij të fundit e vranë.
Gjykata e Lartë, pas 4 ditësh seancash të gjata shpalli fajtor; Benjamin John Mitchell, 33 vjeç, Alfred Claude Rigney, 44 vjeç, Matt Bernard Tenhoopen, 25 vjeç dhe Aaron Donald Carver, 37 vjeç.
Të katërt në bashkëpunim me njëri-tjetrin vranë Urim Gjabri në shtëpinë e tij në tetor 2018. Gjykata duke iu referuar provave tha se të akuzuarit kanë qëlluar disa herë me sende të forta në kokë viktimën, duke i thyer kafkën.
Gjykatës u tha se gjatë hetimeve, policia zbuloi ADN-në e dy të akuzuarve brenda shtëpisë së të vdekurit. Ata gjithashtu gjetën ADN-në e një të pandehuri të tretë në timonin e makinës së Gjabrit.
Edhe pse hetuesit kishin gjetur shumë prova, sërish gjykata nuk ishte në gjendje të vendoste se cili prej të akuzuarve kishte rol më të madh në vrasjen e shqiptarit.
46-vjeçari shqiptar kishte shkuar si refugjat në Australi vite më parë dhe kohët e fundit ai ishte bërë banor rezident.///
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat