I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, presidenti Ilir Meta, folur me një ton majft të ashpër ndaj ryeministrit Rama dhe ka paralajmëruar se ai do të ngrejë popullin, në një moment final” për t’u përballur me të keqen. Meta tha se, ai është lideri i Shqipërisë sot dhe se populli do të ngrihet bashkë me të.
“Mos ki merak fare, popullin e ngre unë dhe vetëm një herë do ta ngre, në ditën e fundit! Tani po vjen momenti final, kam detyrë t’i paralajmëroj të gjithë. Se mos thonë presidenti bëri një gjë që nuk na tha! Ky po e fton popullin në referendum. Presidenti bën çdo gjë që kohën e duhur!
Këtë krizë nuk e kam krijuar unë, por Edi Rama dhe disa ndërkombëtarë palaço, që shyqyr që nuk janë më në Shqipëri, për t’i dhënë Edi Ramës reformën në drejtësi.
Do e shohim kush është më i forti, më i forti është populli shqiptar. Do ta shohim! Edhe në 2 mars, thatë nuk do të dalë njeri, por unë sot, nuk dal dot në rrugë, sepse më thonë njerëzit , ‘shpërndaje’.Unë jam lideri i Shqipërisë sot, populli shqiptar me mua, s’më interesojnë fare partitë, më intereson e ardhmja e Shqipërisë”, tha Meta///
ME SHUME LAJME
Ksamil. Humbet jetën në aksident 20 vjeçari
FOKUS – Vështirësitë ekonomike mund të përshpejtojnë plakjen e trurit
Ksamil. Shkel perimetrin e sigurisë me mjet lundrues, duke rrezikuar pushuesit, ndëshkohet me 500 000 lekë drejtuesi i mjetit.