Kryetari i PD-së Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me një grup studentësh të mjekësisë në Qytetin Studenti ku bëri një përmbledhje të fakteve, sipas tij, të pandemisë.Në takimin me studentët, Basha tha se problemi i parë i madh i keqmenaxhimit të pandemisë është mungesa e testimeve.
Ai apeloi për të marrë masa vetë, pasi sipas tij qeveria i ka braktisur.“Ndryshe nga Kosova, këtu në Shqipëri nuk ka testime. Më është mbushur inbox-i me mesazhe që kanë deri në dhjetë ditë që presin të testohen dhe nuk bëjnë dot testimet. Nuk ka as tampon, as kite testimi, as në Tiranë as nëpër rrethe dhe iu duhet të presin me ditë të tëra pasi u fillojnë simptomat për t’u testuar. Të sëmurëve në shtëpi u jepen receta që kushtojnë në rastin më minimal 230-240 mijë lekë ilaçet bazë. Atyre që nuk trajtohen në spital u duhet dhe një infermier për të bërë injeksionet, dhe ato kushtojnë lekë. Disa kanë nevojë edhe për ilaçe ekstra. Prandaj duhet t’i mbrojmë të moshuarit në radhë të parë nga COVID dhe mungesa totale e qeverisë”, tha ai.Basha shtoi se këta nuk kanë marrë masa për testimet dhe kjo papërgjegjshmëri kushton jetë njerëzish.
“Kjo papërgjegjshmëri po kushton jetë të pafajshëm njerëzish, pavarësisht se vala e dytë është një realit që nuk e ndal askush dhe këtë e dimë edhe nga Europa, por ama ka 5 javë që opozita kërkon masa për t’i paraprirë së keqes. Masa e parë është rritja e numrit të testimeve. Kemi testimet më të ulta në Europë sepse kemi shpenzimet më të larta për koncesione, inceneratorë. Ky është realiteti që përballin shqiptarët, nuk kanë testimin, nuk kanë para për të blerë ilaçet ndaj na duhet të marrim masa ekstreme. Prandaj ne të bëjmë gjithçka për të mbrojtur njerëzit tanë nga infeksioni”, tha Basha. /atsh///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.