/ATSH-AA/ – Bëhet e ditur se 91 orë pas tërmetit në Izmir është shpëtuar nga rrënojat e një apartamenti një vajzë e vogël.
Ekipet e kërkim-shpëtimit që vazhdojnë punimet e tyre në rajon, gjatë operacionit arritën të gjejnë një fëmijë që ndodhej nën rrënojat e një apartamenti.
Pasi arritën kontaktin me fëmijën, nën rrënoja, në vendngjarje u dërguan serum, batanije termale dhe barrelë.
Fëmija pas vendosjes në barrelë, u transportua në ambulancë. Operacioni u shoqërua me ovacione dhe duartrokitje për shpëtimin e fëmijës.
Mësohet se vogëlushja e nxjerrë nga rrënojat është Ayda Gezgin dhe se ajo është personi i 107-të që shpëtohet nga rrënojat. ///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota