/31/03/2020/ Kryeministri Edi Rama i bën një thirrje Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçic pas bllokimit të kamionëve me mallra të Kosovës.
“Prej 24 orësh kamionët me mallra nga Kosova janë bllokuar në kufirin e Serbisë! Linja e gjelbër në rajon s’mund t’i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, po veç një rregulli të thjeshtë: Këtë luftë që duhet ta fitojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin jo armikun e pakufi!”, shkruan Rama.
Ai i kujton Vuçic se vetëm përmes solidaritetit pa kufi e kompasionit si njerëz të sulmuar nga një armik i egër, ne mund e duhet të fitojmë.
“Ju lutem z.President ngrijeni traun për kamionët e le ta bëjmë rajonin tonë shembullin rrezatues të solidaritetit kaq të nevojshëm për ta fituar luftën”, thotë kreu i qeverisë shqiptare.//R-SR//
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI