– Gjenialiteti dhe fuqia e pikturës së artistit të madh holandez, Vincent van Gogh, tashmë mund të ndiqen në internet dhe do të jenë një histori e vërtetë muzike dhe arti.
Kjo është iniciativa e kompozitorit dhe pianistit Remo Anzovino, në bashkëpunim me Marco Goldin, kurator i ekspozitës së madhe padovane “Van Gogh. Ngjyrat e jetës”.
Pas të recitalit të parë të propozuar në Facebook, një iniciativë që arriti një rekord prej 200 mijë klikimesh në internet, Goldin dhe Anzovino do të kthehen për të treguar në lidhje me van Gogh, në katër episode të drejtpërdrejta, çdo të hënë të muajit nëntor.
Episodi i parë, i ndarë në tri pjesë (hyrje në temë, lexime dhe muzikë, si edhe diskutim me publikun), do të përmbajë kryesisht letrat e dërguara nga van Gogh për vëllain e tij Theo, motrën Ëil dhe Emile Bernard, të shkruara në kohën kur po pikturonte “Fushat e grurit” në fushën Crau, jo shumë larg Arlesit.
Episodet vijuese u kushtohen përkatësisht miqve të van Gogh-ut në Arles, temës së melankolisë në azilin e pleqve Saint-Rémy dhe fundit të udhëtimit të jetës në Auvers./ANSA/ATSH///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade
Rregullat për plazhet. Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata