|Pas ngjarjes se rëndë në qytetin e Gjirokastrës kur në orët e para të mëngjesit të sotëm, një vajzë e re 20-vjeçare Klea Muxhaj ka humbur jetën gjatë lindjes në maternitet, ka reaguar edhe Spitali i Gjirokastrës.
Nderkohe, pritet të kryhet ekspertiza mjekoligjore për ngjarjen.
REAGIMI I PLOTE
Spitali Rajonal i Gjirokastrës i shpreh ngushëllimet familjarëve për humbjen e të ndjerës, 20 vjeçares me inicialet K.M., e cila është trajtuar në këtë spital mbrëmjen e djeshme.
Menjëherë sapo është paraqitur në spital 20 vjeçarja është asistuar nga mjekët dhe ka sjellë në jetë foshnjen e saj shëndoshë e mirë.
Pas ndërhyrjes operatore, e reja ka patur komplikalcione të rënda dhe megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor nuk ka arritur të mbijetojë.
Pritet të kryhet ekspertiza mjekoligjore për ngjarjen.
Spitali i Gjirokastrës siguron qytetarët që stafi i kualifikuar i spitalit tonë është në shërbim 24/7 për pacientët.///
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë