-Në bypass-in e Vlorës, një prej veprave më spektakolare të infrastrukturës kombëtare, po punohet me ritme të larta për ndërtimin e tij.
Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet në këtë bypass, i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.
Gjatë inspektimit Kryeministri Rama tha se “në kantierin e bypass-it prej muajsh punohet me tre turne, për të përmbyllur një prej veprave më spektakolare të infrastrukturës sonë kombëtare, e cila jo vetëm e afron bregdetin jonian për turistët dhe nxit zhvillimin e një tjetër zone plot potenciale, por do të ofrojë edhe një udhëtim panoramik të llojit më të bukur”.

Kreu i qeverisë e cilësoi këtë rrugë, një segment kyç në strategjinë e zhvillimit të turizmit.
Po ashtu Kryeministri Rama bëri të ditur se “bypass-i do të jetë gati para nisjes së sezonit të ardhshëm turistik”.
Ministrja Balluku u shpreh se “puna ka ecur shumë mirë, falë edhe kohës së mirë që ka mbajtur. Kompania nuk e ka ndërprerë punën dhe ecuria e punimeve është e kënaqshme, 60% tani, duke marrë parasysh pengesën në zonën e Kaninës për shkak të disa pronave që janë në shpronësim. Autoriteti Rrugor Shqiptar po i ndihmon për të bërë dosjet. Kemi bërë shpronësimin e vlerës 60 milionë deri tani dhe do vazhdojmë me dosjet e tjera”.
Inxhinieri i firmës që ndjek punimet, tha se “po përfundohen urat që po ndërtohen në këtë bypass. Urat 1 dhe 5 kanë përfunduar dhe janë vetëm për shtresat asfaltike”./atsh///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI