-Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë pasi u kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër. Policia ndaloi dy të rinjtë, 19 vjeç me iniciale E.T. dhe 18 vjeç me iniciale S.L. në vendin e quajtur “Kthesa e Jorgucatit”.
Në këmbim të një pagese ata u kishin premtuar emigrantëve kalimin drejt vendeve të BE-së. Ata ishin drejtuar për në Tiranë me dy automjete, një tip “Audi A3” dhe “Mercedez Benz”.
Policia sekuestroi dy automjete, 2 aparate celularë dhe 870 euro. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI