Ka humbur betejën me Covid-19 mjeku i njohur i Sarandes ne Tirane, Ilirjan Draçi, drejtor i poliklinikës së specialiteteve nr.1 në Tiranë .
Lajmi eshte bere i ditur per publikun nga Ministrja e Shendetesise Ogerta Manastirliu. Lidhur me kete ngjarje te rende Manastirliu shkruan:
“Dr. Ilirjan Draçi ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Tiranës për vite e vite me rradhë, si mjek dhe drejtues në poliklinikën e specialiteteve nr.1. Dr. Ilirjani nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë, megjithë përpjekjet e mëdha të kolegëve në spitalin Infektiv.
E trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës të një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zot.
U prehsh në paqe dr. Draçi
Ne do ta fitojmë luftën ndaj këtij armiku të padukshëm të gjithë bashkë! – shkruan Ministrja e Shëndetësisë.
Mjeku i njohur Ilirjan Draçi per shume vite punoi edhe ne spitalin e Sarandes duke iu sherbyer me perkushtim qindra banoreve nga rajoni Sarande-Delvine-Konispol e Minoritet. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI