Per ndarjen nga jeta të dr.Ilirjan Draçit, ka shprehur sot dhimbjen edhe kryebashkiaku i Sarandes, Adrian Gurma.
“I trishtuar për ndarjen nga jeta të mikut, kolegut e qytetarit të mirë dr.Ilirjan Draçi. I përkushtuar,pasionant e me profesionalizëm, ju shërbeve pacientëve, duke i ndihmuar ata shumë herë e në çdo kohë të fitonin përballë sëmundjes. Sot, nuk ia dole të fitoje në betejën më vendimtare të jetës, duke na lënë pas trishtim e dhimbje, por në të njëjtën kohë edhe kujtimin e mirë e veprën tënde të paharruar.
Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, miqve e kolegëve. Të qoftë e blertë lëndina, mik i shtrenjtë”-perfundon mesazhin e tij ngushellues Adrian Gurma. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI