/01/04/2020// Policia e Durrësit njoftoi mëngjesin e sotëm se specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë, finalizuan operacionin policor të koduar “HIGH QUALITY”, të ndjekur me metoda proaktive. Operacioni goditi një grup që merrej me organizimin dhe shpërndarjen e drogave të forta si heroinë e kokainë.
U vunë në pranga E. Ç., 28 vjeç, banues në lagjen nr. 6 Durrës, i dënuar më parë për çështje droge dhe që konsiderohet si organizatori i kësaj veprimtarie kriminale dhe poseduesi i lëndës narkotike. Në pranga u vu edhe F. K., 20 vjeç, shpërndarësi i drogës si dhe një vajzë me iniciale M.M., 20 vjeçe, banuese në lagjen nr. 18, Durrës, bashkëpunëtore e shpërndarësit të lëndës narkotike.
Sipas policisë E. Ç. siguronte lëndën narkotike të cilësisë së lartë, heroinë e kokainë dhe për ta shpërndarë përdorte shtetasin F. K., i cili ndihmohej nga shtetasja M. M. Lëndën narkotike, F. K. e shiste në qytetin e Durrësit, me doza që varionin nga 40 deri në 100 euro një dozë. Gjatë operacionit shtetasi F. K. u kap me 11 doza heroinë dhe 5 doza kokainë, të cilët i kishte gati për shitje.
Nga kontrolli fizik dhe kontrolli i banesave të këtyre shtetasve u sekuestrua 244 gram heroinë dhe 11 doza; 239 gram kokainë dhe 5 doza si dhe 2 peshore elektronike. U gjet edhe një shumë prej 5 milion lekësh të vjetra, e përfituar nga shitja e drogës. Policia i sekuestroi edhe biçikletën 20-vjeçarit që e shpërndante drogën.-njofton ©lapsi.AL //R-SR//
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI