–
Një urim i veçantë për Shqipërinë dhe shqiptarët në 108-vjetorin e Pavarësisë ka ardhur nga Dubai i Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa është veshur kuqezi për nder të Ditës së Flamurit.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon nga ky moment i veçantë.
Siç shihet në videon e postuar, ky urim është shoqëruar edhe me himnin shqiptar ndërsa flamuri kuqezi ka dominuar Dubain për disa minuta.
Burj Khalifa është struktura më e lartë në votë. Ajo filloi të ndërtohej në vitin 2004. Lartësia e Burj Khalifa është 828 m. Dubai karakterizohet si qyteti i vetëm në botë që u zhvillua për një periudhë shumë të shpejtë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI