Në Ditën e Flamurit, Presidenti Republikës Ilir Meta ka dhënë në një ceremoni zyrtare dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, poetit të shquar Lefter Çipa.Pas ceremonisë Presidenti poston në facebook shënimin e mëposhtëm:“Nga kjo baltë e kësaj toke/Merr një grusht e shtrydhe fort/Pika gjaku do kullojë/Luftën e madhe tregon.” Me rastin e 108-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, si dhe të 15-vjetorit të përfshirjes së isopolifonisë shqiptare në listën e Kryeveprave të Njerëzimit të mbrojtura nga UNESCO, pata nderin e veçantë të çmoja sot në Vlorën e Flamurit, poetin e shquar Lefter Çipa, me Dekoratën e lartë “Nder i Kombit”, për rolin e tij brilant si krijues, rapsod, mbartës dhe interpretues i perlave të këngëve polifonike shqiptare tradicionale dhe bashkëkohore.Me frymëzim thellësisht kombëtar, me vargje të shtrydhura nga dallgët e detit dhe të përshkuara nga dashuria për Atdheun, Poeti ynë i shquar Lefter Çipa është një burim frymëzimi i përjetshëm i bukurisë së jetës dhe shpirtit njerëzor, eposit historik dhe vlerave morale, identitetit dhe ndjenjës kombëtare, me kontribut të shquar për lartësimin në UNESCO të polifonisë shqiptare.



/Koha Jone///
ME SHUME LAJME
9 Maji, Dita e Evropës
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”