Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnatës së kaluar në Tiranë.
Një 60-vjecar është hedhur nga lartësia e një spitali dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Pacienti është hedhur nga spitali Covid 2 Shefqet Ndorqi.
Tiranë/. Me datë 30.11.2020, rreth orës 00:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi L.S.,60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë., thone burime prane vendgjarjes.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Ka shkuar keshtu, në 6, numri i persona që i kanë dhënë fund jetës si pasojë e Covid 19, nga të cilët 5 janë vetëhedhur nga ambientet e spitaleve Covid.
Këtë të hënë 60 vjeçari i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga lartësia e spitalit Covid 2 duke e çuar në 4 numrin e pacientëve që i kanë dhënë fund jetës nga ky spital.
Viktima e kësaj ngjarje të rënë është Leonard Skabona, 60 vjeç nga Laçi. Sipas informacioneve mësohet se 60 vjeçari i cili jetonte i vetëm ishte shtruar ditën e shtunë në spitalin. Behet me dije se viktima vuante edhe nga probleme të shëndetit mendor.
Mësohet se 60-vjeç është hedhur nga dritarja e dhomës së tij nga kati i tretë i spitalit ku edhe po kurohej nga infektimi me covid.
Ndërkohë policia ka sekuestruar kartelën mjekësore të pacientit dhe ka marrë në pyetje mjekët e turnit për të zbardhur ngjarjen.(Informacion paraprak)/Konica///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.