Një shqiptar në Greqi akuzohen për një krim të rëndë kundër një pronari hoteli. Mediat greke raportojnë se pronari i hoteli është gjetur i djegur brenda biznesit te tij dhe për këtë krim akuzohet një 20-vjeçar nga Shqipëria.
Emri i të riut nuk bëhet i ditur por mësohet se gjithçka ka ndodhur në ishullin e Santorinit, ku pas një sherri shqiptari ka lyer me vodka pronarin e hotelit dhe më pas i ka vënë flakën.
Policia duke iu referuar kamerave të hotelit, raporton se 20-vjeçari rrahu për vdekje pronarin e një hoteli në Santorini dhe më pas e lau atë me vodka dhe i vuri flakën për të zhdukur gjurmët.
Mediat në vend thonë se gjithçka është e pabesueshme, pasi 20-vjeçari kërkonte nga 69-vjeçari Nikos Halaris, një borxh prej 200 Euro.
I riu ka rrëfyer krimin dhe ka thënë se gjithçka kishte ndodhur pas sherrit për 200 Eurot, pasi Halaris ia kishte borxh që nga viti i kaluar.
Ai pranoi krimin, por policia e kishte zbuluar dhe ka kamerat e sigurisë të cilat e kishin kapur atë duke u larguar nga vendi ku ndodhej hoteli i viktimës.
Ajo që bie në sy është se vrasësi nuk mori orën e shtrenjtë që mbante viktima, ndërsa kasaforta e hotelierit u gjet e paprekur.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI