Ne disa fshatra te Bashkise Finiq gjate muajit nentor u relizuan disa nderhyrje rehabilituese ne rrjetin e brendshem rrugor.
Burime nga kjo bashki bene me dije se se fundi u shtrua me beton nje segment rrugor ne fshatin Theollogo duke permiresuar qarkullimin e banoreve dhe autmjeteve.
Tashme eshte krijuar nje berthame shërbimi e dedikuar për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore ne bashkine e Finiqit, nder dhjete me te medhate ne vend per nga territori gjeografik.

Nderhyrje te tilla rehabilituese jane kryer se fundi edhe ne fshatra te tjera si ne Dhrovjan, Velahove, Halo, Jerme, etj.,
Shtrimi me beton i segmentit te veshtire rrugor ne Dhrovjan mundeson lehtesimin e qarkullimit te vete banoreve po edhe te shume vizitoreve qe deshirojne ta frekuentojne kete fshat me vlera te vecanta ndertimore, historike etj,. Dhrovjani, eshte perzgjedhur edhe ne listen e fshatrave me fokus zhvillimin e turizmit ne nisimen e mbeshtetur nga FSHZH ” 100 fshatra”

Per rehabilitimin e akseve te rrjeteve rruigore neper fshatra, ne disa raste bashkia ka siguruar edhe mbeshtetjen e biznesmenëve vendas.
Kryetari i Bashkisë së Finiqit, Kristo Kiço, theksoi se “çdo mundësi e dhënë për investime në zonën malore, hap horizonte të reja zhvillimi dhe shtigje të reja të turizmit kulturor, pasi ka shumë monumente dhe bukuri natyrore në të gjithë hapësirën e saj.”

Territori i bashkise Finiq ka nje numer te madh monumentesh te kultures si kisha, manastire, vende te shenjta pelegrinazhi, etj., te cilat me permiresimin e vijueshem te infrastruktures rrugore, pritet te thithin nje numer te larte turistesh vendas dhe te huaj, pasi perbejne resurse turistike te pashfrytezuara sa dhe si duhet deri me sot.///R-SR///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade