SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Përfundon koncesioni i Kontrollit Teknik të Mjeteve, Rama: Makinat me 0 km, 3 vitet e para s’kanë kolaudim! Të përdorurat 1 herë në 2 vite

-Rregulla të reja do të aplikohen nga 1 janari për Kontrollin Teknik të Mjeteve Rrugore. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Rama mëngjesin e sotëm përmes një statusi në Facebook. Ashtu siç kishte raportuar Report Tv ditën e djeshme Rama njoftoi dhe përfundimin e koncesionit të Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore (kolaudimi) tek shteti.

Duke e cilësuar koncesion absurd, ai thotë se ky shërbim do të kryhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor (DPSHTRR)  dhe do tu lehtësojë lëvizjen e 630 mijë automjeteve.

Rregullat e reja kanë për qëllim lehtësimin e drejtuesve të automjeteve dhe një ndër to është zgjatja e kolaudimit për mjetet e reja dhe ato të përdorura.

Për mjetet e reja, kolaudimi do të kryhet brenda 3 viteve ndërsa më parë kolaudimi duhej kryer brenda 1 viti që nga blerja automjetit. Ndërsa për mjetet e përdorura, kolaudimi do të kryhet një herë në 2 vite ndërkohë që bëhej një herë në vit.

Rregullat e reja të njoftuara nga kryeministri Rama:

• Mjetet e reja (0 km) 3 vitet e para nuk do kalojnë në Kolaudim

• Mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet

• Mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë kolaudimin vetëm 1 herë në vit!

• Tarifat aktuale nuk do të rriten, megjithëse afati i vlefshmërisë zgjatet

• Rradha famëkeqe e stresit dhe humbjes së kohës “tek Kolaudimi” do marrë fund

• Cilësia e shërbimit do të rritet, përafrimi me Direktivat e BE në fuqi do të përshpejtohet, modernizimi e informatizimi i këtij shërbimi do të jetë prioritet, sikundër është bërë në punën e deritanishme të DPSHTRR

Kompanisë private SGS Automotive Albania, që ofron shërbimin e kolaudimit prej 10 vitesh i mbaron kontrata me shtetin shqiptar në 31 dhjetor të këtij viti, datë pas të cilës hapet rruga për liberalizimin e këtij shërbimi, ashtu siç edhe ka premtuar qeveria ‘Rama’.///

error: