=11 raste pozitive në Sarandë
Rriten sërish rastet ditore të infektimeve me COVID dhe shtrimet në spitale në 24 orët e fundit në vendin tonë.
Në total janë kryer 2176 testime, dhe nga këto kanë rezultuar pozitive 832 raste në të gjithë vendin. Ministria e Shëndetësisë raporton se 12 qytetarë të infektuar me COVID, e kanë humbur betejën në 24 orët e fundit.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur jetën 12 qytetarë në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Peqini.
Janë kryer 2.176 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 474 testime janë kryer për arsye depistimi. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 430 raste në Tiranë, 100 raste në Fier, 33 raste në Durrës, 32 raste në Elbasan, 27 raste në Korçë dhe Berat, 21 raste në Kuçovë, 20 raste në Shkodër, 19 raste në Lushnje, 17 raste në Kurbin, 16 raste në Vlorë, 15 raste në Mallakastër, 14 raste në Tropojë, 11 raste në Sarandë, 9 raste në Pogradec, 8 raste në Mat, 6 raste në Kavajë dhe Gramsh, 3 raste në Kukës, Tepelenë, Skrapar, 2 raste në Krujë, Lezhë, Gjirokastër, Përmet, 1 rast në Has, Delvinë, Dibër, Bulqizë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 506 pacientë, 39 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar. Rritja e numrit të qytetarëve të infektuar me virus solli edhe hapjen e COVID 4 mbrëmjen e djeshme për shkak të ezaurimi të kapaciteteve në spitalet e tjera. Ndërkaq në 24 orët e fundit janë shëruar 535 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 19.384 që nga fillimi i epidemisë.
COVID-19 – Statistika (01 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 832
Të shëruar ne 24 orë 535
Të shtruar në spitale 506
Humbje jete në 24 orë 12
Testime ditore 2.176
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të shmangin çdo lloj grumbullimi, të kufizojnë kontaktet dhe lëvizjet e panevojshme, për të frenuar përhapjen e COVID19. Ju rikujtojmë domosdoshmërinë për të respektuar rregullat e distancimit fizik, vendosjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjienën. MShMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore”, thuhet në apelin e ministrisë.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade