Qeveria greke thotë se vaksina antiCOVID do të jetë në dispozicion të qytetarëve para vitit të ri.
Zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas në një intervistë për mega Tv tha shprehimisht se qëllimi i qeverisë është të përfundojë vaksinimin e qytetarëve deri në fund të qershorit të vitit të ardhshëm.
Ai theksoi se vaksinimet do të fillojnë në fund të dhjetorit dhe fillimin e janarit dhe qeveria do të nisë një fushatë informimi në mënyrë që të bindë qytetarët për rendësin dhe besueshmërinë e vaksinës.
Numri i rasteve të reja të coronavirusit në Greqi u rrit përsëri të Martën me 2.199 infeksione të raportuara në krahasim me ditën e hënë ku u regjistruan 1.044 të infektuar me COVID-19.
Petsas tha se bllokimi ndërkombëtar i cili është thënë se do të zgjasi deri më datën 7 dhjetor duhet patjetër të shtyhet për të mbajtur situatën nën kontroll.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI