“SHBA MBËSHTET FUQISHËM REFORMËN NË DREJTËSI”
Duke shpërndarë një link të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, thotë se SPAK po jep rezultate duke përdorur ligjin antimafia.
“SPAK po jep rezultate, duke përdorur Ligjin Anti-Mafia për të sekuestruar përfitimet nga korrupsioni”, shkruan ajo në Twitter.
Ambasadorja thotë se SHBA vazhdon të mbështetës fuqimisht zbatimin e reformës në drejtësi.
“SHBA vazhdon të mbështesë fuqimisht zbatimin e Reformës në Drejtësi, siç kërkohet nga populli shqiptar dhe në përputhje me statusin e Shqipërisë si Aleate e NATO-s dhe aspirante e BE-së”- shkruan ajo më tej.///
ME SHUME LAJME
Policia e Sarandës, kontrolle në Ksamil për nivelin e zhurmave
Himarë. Policia Kufitare shpëton 5 pjesëtarët e një familjeje që rrizkonin të mbyteshin në det
Ksamil. Gjendet i pajetë në Gjirin e Ksamilit trupi i një peshkatari.