“Kolaudimi tek shteti. Shërbim publik cilësor, në standard dhe më i lirë, koncesioni Berisha dhe Meta mbaroi”, deklaroi sot zëvendëskryeministri Erion Braçe, duke iu referuar lajmit të mirë të njoftuar mëngjesin e sotëm nga Kryeministri Edi Rama se shërbimi do i kalojë shtetit nga 1 janari dhe do të sjellë risi e lehtësi për drejtuesit e mjeteve.
Braçe theksoi se procesi ka nisur dhe SGS po bën dorëzimet e koncesionit.
“Është një inventar që dëshmon jo vetëm dështimin katastrofik të koncesionit Berisha-Meta, por po të hetohet do dëshmojë një krim të shumëfishtë mbi qytetaret, jetën e pronën e tyre, mjedisin gjithashtu”, theksoi Braçe.
“Prej ditës kur e sollën në Kuvend përmes qeverisë së përbashkët Berisha-Meta, krijova bindjen se jo vetëm që shërbimi nuk do të përmirësohej, bëhej më cilësor, por thjesht do të transferohej korrupsioni banal nga një dorë në tjetrën. U provua i tillë. Aq i madh ishte korrupsioni aty, sa kur unë e kolegu Shalsi provuam në mandatin e parë ta thyenim monopolin e këtij koncesioni me amendim në Kuvend, skena aty mes ministrit të linjës dhe kryetarit të Kuvendit ishte banale, madje desh rrëzoi qeverinë”, tha ai./ATSH///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI