Analisti Shpëtim Nazarko komentoi në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, dorëheqjen e Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm, pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i Forcave Shqiponja.
Ndërsa u shpreh se Ministria e Brendshme është një mallkim për vendet e varfra, Nazarko theksoi se ata që e kanë drejtuar këtë dikaster e kanë kuptuar se gjithçka vjen nga aty.
“Ata që kanë drejtuar Shqipërinë e kanë kuptuar se gjithçka vjen nga Ministria e Brendshme. Kemi së pari Ahmet Zogun, që grumbulloi tërë atë pushtet, dhe pastaj rasti tipik i 44-ës, kur në Ministrinë e Brendshme vajti Koci Xoxe. Që nga 44 e deri më 85, kur vdiq Enver Hoxha, pothuajse gjithë Ministria e Brendshme ka qenë në dorë të zonës së Vlorës. Lidhur me dorëheqjen e Lleshajt, unë shoh një shembull të karakterit gjermanik. Ministrit gjerman i ndodhi një gjë si Lleshajt dhe të nesërmen dha dorëheqjen, madje u largua njëherë e mirë nga politika. Por ata janë gjermanë, kurse ne jemi shqiptarë. Unë besoj që Ministria e Brendshme është mallkim për vendet e varfra. Shumica e pasojave që vijnë në këtë ministri kanë lidhje të brendshme me pushtetin qendror, që në fund fare lidhen me votat. Për këtë arsye, edhe për shumë kohë ministri i Brendshëm do të ngelet kyc për ne. Por ne nuk kemi vënë re një gjë, ky vend ka probleme me krimin ndërkombëtar”, u shpreh Nazarko.
Nga ana tjetër, i ftuar në studio, zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama, tha se e gjithë kjo që po ndodh ka nevojë për qetësi dhe maturi.
“Dorëheqja e ministrit lidhet me respektin dhe impaktin që krijon puna e tij në raport me qytetarin. Nga kjo pikëpamje, unë meqenëse jam një nga ata ministra që kam ikur me dorëheqje, jam nisur nga ky fakt. E gjithë kjo që po ndodh ka nevojë për maturi dhe qetësi në vlerësimin e situatës”, u shpreh Luan Rama.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI