Në qytetin e gurtë u përkujtua 100-vjetori i çeljes së gazetës kombëtare “Drita”, të parës gazetë në gjuhën shqipe në Gjirokastër.
Në faqet e saj botuan pena dhe personalitete, duke e shndërruar gazetën në tribunë të mendimit atdhetar dhe intelektual.
Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, tha se “përgjatë këtij rrugëtimi njëshekullor, Gjirokastra ka spikatur me profile gazetarësh, disa prej të cilëve i vlerësuam me mirënjohje”.
Kryebashkiaku Golemi tha se “mbështesim dhe inkurajojmë median në misionin e informimit me profesionalizëm të publikut”.
Gazeta “Drita” ishte e para që u hap në Gjirokastër në gjuhën shqipe (1920-1924) me editor patriotin dhe publicistin demokrat Veli Hashorvën (1892-1975). Veli Hashorva nuk ishte i panjohur për lëvizjen patriotike e kombëtare shqiptare. Ai ishte përfaqësues i një familje të vjetër gjirokastrite të parët e të cilit kishin administruar financat e Vilajetit të Janinës. Veprimtarinë patriotike ai e kish filluar në qytetin e lindjes, në Gjirokastër si anëtar i klubit “Drita” të themeluar atje më 1908.///atsh///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI