Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mesditë tek ura e Institutit në Kamëz. Policia e Tiranës bën me dije se një i ri, në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga ura e Institutit.
Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin P.S., 30 vjeç. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.///
ME SHUME LAJME
Vëzhgim.”Pika e vogël” e Kumbaros edhe në vëmendjen e medias sociale të fqinjëve
Ksamil. Qendra shëndetësore, shërbime 24/7 për turistët, i shtohen 3 mjekë dhe 6 infermierë
“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore