Mbi 3 700 qytetarë kanë përfituar nga shërbimet e ndihmës juridike falas gjatë 2020.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila thekson se “Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi për ndihmën juridike ka për mision garantimin e aksesit të barabartë të të gjithë individëve në sistemin e drejtësisë nëpërmjet ofrimit të ndihmës juridike të garantuar nga shteti”.
Sipas sa, ndihma juridike është shërbimi juridik falas dhe shërbimet e tjera të parashikuara në ligjin për ndihmën juridike të garantuar nga shteti.
“Ky shërbim jepet në formën e ndihmës juridike parësore dhe dytësore, përjashtimit nga pagimi i tarifave gjyqësore dhe shpenzimeve gjyqësore dhe përjashtimit nga detyrimi për të parapaguar tarifën e vënies në ekzekutim të urdhrit të ekzekutimit”, tha Gjonaj.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI