– Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar të gjithë autoritetet detare për përkeqësimin e kushteve të motit gjatë ditëve në vijim.
Në njoftim për mediat, Drejtoria e Përgjithshme Detare bën të ditur se prej datës 27-30 dhjetor vendi ynë do të karakterizohet nga reshjet e shiut dhe me erë të fortë në bregdet.
“Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug dhe jug -perëndim me shpejtësi që varion nga 10-20m/s dhe forca e detit do të variojë nga 5-8 shkalla bufort, kurse lartësia e dallgës do të jetë 1.50 -2.50 m. Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tone”, thuhet në njoftim.
Drejtoria Detare i bën thirrje të gjithë subjekteve në fushën e lundrimeve që marrin të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port.
“Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese”, apelon Drejtoria e Detare./atsh///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI