-Si sot, 29 vjet më parë (27 Dhjetor 1991), do të ndahej nga jeta një prej figurave me te shquara te letersise dhe kultures shqiptare, me origjine nga Dhermiu i Himares; shkrimtari dhe patrioti i paepur, Petro Marko.
Gazetar i spikatur i viteve ’30 , ish luftetar internacionalist ne luften antifashiste te Spanjes , me kotribute te medha ne periudhen e pasluftes antifashiste ne Shqiperi, nder kundershtaret intelektuale te zgjedhes jugosllave dhe diplomateve te Titos ne Tirane; Petro Marko do te pesonte burgosjet dhe torturat cnjerezore nga regjimi komunist.
Disa nga veprat e tij jane: “Hasta la vista”( 1958), “Fantazma dhe plani 3_4”, “Cuka e shtegtarit”, Nje nate dhe dy agime”, “Stina e armeve:, “Shpella e pirateve”, Halimi”, “Gazetari, mbreti dhe uria”,” “Rete dhe guret”, “Ultimatum,”, “Tregime te zgjedhura”, etj,.

Një pjesë nga letra e shkruar prej Petros dhe dërguar nga burgu gruas së tij të dashur, Safos (Sofolinës):
“Ta shoh një çikë, pakëz ti shohë syt e saj për së gjalli! A do ta kem këtë fat? ”- Ta shikoj edhe një herë para se të vdesë!…. e di që duke të parë ty do të kuptoj më mirë se sa e dhëmshur është jeta, sa e shtrenjtë është jeta, sa e shenjtë, madhështore, hyjnore… është jeta! PETRO YT” ///SARANDANEWS.AL-R-SR///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade