Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Italia, ku protagonist është bërë një 43-vjeçar shqiptar.
Sipas mediave italiane, 43-vjeçari shqiptar i quajtur Ermal Cenaj në Itali është rikthyer në burg me dëshirë.
Mediat në Itali raportojnë se shqiptari kishte deklaruar në gjykatë se ai do të strehohej tek një miku i tij, por ky i fundit u zhduk dhe as karabinierët nuk e gjetën se ku ai jetonte.
Sapo doli nga burgu kuptoi se ishte një i pastrehë pasi shoku që do e strehonte nuk e priti. Ermal Cenaj doli nga burgu në 23 Dhjetor, por u rikthyer sërish në qeli dhe e kaloi aty Krishtlindjen.
Autoritetet vendosën që masa kundër 43-vjeçarit të konvertohej nga arrest në shtëpi, në arrest me burg. Ky vendim është marrë nga Gjykata e Lecces.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI