-Ende pa kalur 48 ore nga sulmi brutal mbi nje 82 vjeçare ne fshatin Vrion te bashkise Finiq, sot ndaj te gdhire shtepia e Eftihia Gjonit eshte vene serish ne shenje nga nje hajdut .


Burime policore bene me vije per SARANDANEWS.AL dhe Radion “Saranda”se ka qene ora 04 duke u gdhire e enjte, kur nje person ka shqyer dritaren ne pjesen e pasme te baneses se 82 vjecares dhe ka tentuar te hyje brenda.
Nen tmerrin e sulmit te pare, e moshuara Eftihia Gjoni e vetme ka thirrur per ndihme dhe ka njoftur perseri fqinjet e saj. Hajduti ka mundur te largohet pa mundur te realizoje qellimin dhe policia eshte vene ne ndjekje duke e ndaluar ne rrethinat e fshatit.


Personi i ndaluar eshte nga Ksmaili.-tha nje burim policor.
Me pare, rreth ores 18 te se martes (29 dhjetor) nje person i paidentifikuara i kerkoi te hyje ne banese duke mashtruar me emrin e nipit te Eftihia Gjonit, 82 vjecares. E moshuara dyshoi dhe e mbylli porten nga brenda por sulmuesi e shtyti me force dhe pasi e shtriu te moshuaren, e goditi me grushta e shkelma duke e kercenuar edhe me nje thike. Thirrjet e saj bene te mberrijne fqinjet dhe sulmuesi u largua.////(LAJM NE PERDITESIM)/ SARANDANEWS.AL-R-SR///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI