–Këtë të mërkurë, Gjykata e Apelit në Vlorë ka zhvilluar seancën gjyqësore për vlerësimin e masave të sigurisë për 42 personat (5 ende në kërkim) e përfshirë në kultivimin e kanabisit në Himarë. Trupa gjykuese ka rrëzuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ dhe pezullimin nga detyra për ish shefin e komisariatit të Himarës, Arjan Tasen dhe ish shefin e krimeve, Artur Veshajn duke i rikthyer ata në pozicionin që ishin në polici.
Më konkretisht bëhet fjalë për një efektiv policie, David Fakajn, Astrit Gjokajn, Gëzim Kuçin dhe Gilo Novruzajn, ku prokuroria ka marrë në konsideratë prova të reja dhe rrethana lehtësuese të dala gjatë hetimeve në vijim.Sakaq, prokurori Kleanthi Zeka vlerësoi që të lë në fuqi të pandryshuara për të gjithë personat e tjerë, për të cilët pavarësisht se mbrojtja lehtësim nuk ka pasur asnjë ndryshim të rrethanave.
Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit antidrogë të finalizuar në orët e para të mëngjesit të 14 dhjetorit në Vlorë e Tepelenë. Gjatë këtij operacioni u arrestuan dhe disa efektivë policie të cilët janë implikuar në këtë aktivitet kriminal.“Shqiptarja.com” mësoi se zanafilla e këtij hetimi ka qenë pikërisht kultivimi i një parcele me plot 6790 rrënjë kanabis, parcelë e cila solli reagimin e Ardi Veliut, i cili urdhëroi pezullimin e 12 efektivëve të policisë dhe për 10 punonjës të tjerë u vendos masë disiplinore.
Parcela e zbuluar në fund të muajit shtator 2020, ishte në një teren të sheshtë dhe shumë e dukshme nga syri i njerëzve, pasi ndodhej buzë një rruge, pranë një stani./shqiptarja///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.