Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e premte moti parashikohet kryesisht i vranët. Do ketë reshje shiu në të gjithë vendin me intensitet të ulët dhe mesatar.
Në pjesën veriore dhe pjesërisht në qendër në orët e para të mëngjesit deri në mesditë do ketë reshje me intensitet të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e Alpeve dhe në verilindje do ketë reshje dëbore në lartësitë mbi 300-400 metër. Do ketë gjithashtu prezencë mjegulle të dendur në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.
Era do të fryjë me drejtim Jug – Jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore do ketë shpejtësi deri në 18m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 11/13 | re shi |
| Kukës | 6/10 | re shi /borë |
| Lezhë | 11/12 | re shi |
| Dibër | 5/8 | re shi /borë |
| Durrës | 11/16 | re shi |
| Tiranë | 11/15 | re shi |
| Elbasan | 10/13 | re shi |
| Berat | 12/14 | re shi |
| Vlorë | 13/16 | re shi |
| Korcë | 5/10 | re shi |
| Gjirokastër | 10/14 | re shi |
| Sarandë | 10/16 | re shi |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI