Në grupin e agrumeve, mandarinat “Made in Albania” renditen në vendin e dytë pas perimeve, për eksportet më të larta që kanë shënaur gjatë muajit dhjetor 2020.
Qendra e Eksporteve në Vlorë, bën të ditur për ATSH-në se, “7200 tonë mandarina u eksportuan në 5 shtete, gjatë muajit dhjetorit 2020, shifër kjo 12% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2019”.
Tregjet rajonale janë tashmë destinacionet kryesore të eksportit të mandarinave shqiptare ku kryeson me sasinë më madhe Kosova, Maqedonia e Veriut ndërsa po vijon me kërkesë të shtuar edhe tregu i Serbisë, Ukrainës dhe Çekisë.
Sipas Qendrës së Eksporteve Vlorë, sasia më e lartë e eksportit ditor të mandarinave shënoi në mesin e muajit dhjetor 2020, me rreth 450 tonë, ndërkohë që eksportet mesatare ditore shënojnë 280 tonë mandarina.Shqipëria ka një traditë të konsoliduar në prodhimin e agrumeve (portokaj, limona dhe mandarina), të përqendruar kryesisht në zonat jugore bregdetare të vendit.Vitet e fundit prodhimi i mandarinave është rritur ndjeshëm. Ato përbëjnë rreth 2/3 e sasisë totale të prodhimit të agrumeve në Shqipëri. Nga më pak se 100 ha tokë që ishte e mbjellë me mandarina në vitin 2005, prej të cilave merrej rreth 1000 tonë prodhim, sot sipërfaqja e mbjellë me mandarina është rritur në 900 ha dhe prodhimi ka prekur shifrën e mbi 30 mijë tonëve në vit./ata///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI