SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SHBA – Mijëra trupa gjatë betimit të presidentit Biden

– Mijëra trupa të Gardës Kombëtare do të vendosen në Uashington DC, për 30 ditët e ardhshme, në prag të betimit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden, pas një trazire në Capitol Hill, që shkaktuan katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Afërsisht 6 200 trupa të Gardës nga njësitë në DC, Meriland, Virxhinia, Pennsilvania, Nju Jork dhe Nju Xhersi do të vendosen për të siguruar Capitol Hill.

Vendosja ndodh pas trazirave të së mërkurës nga një turmë pro Trump që sulmoi ndërtesën, duke detyruar ligjvënësit, stafin dhe gazetarët të mbroheshin dhe duke nxitur evakuimin e udhëheqësve të kongresit dhe zëvendëspresidentit, Mike Pence.

”Më shumë se 741 roje tashmë janë duke patrulluar në Uashington”, tha sekretari i Mbrojtjes, Ryan McCarthy në një telefonatë me gazetarët.

”Mbi 30 pika kontrolli janë ngritur në dhe përreth qendrës së qytetit për të ngadalësuar rrjedhën e trafikut të automjeteve në qytet”, shtoi ai.

Zyrtarët e Pentagonit u përballën me kritika të ashpra nga ligjvënësit të enjten se nuk iu përgjigjën shpejt trazirave në Capitol Hill///atsh-DPA///

error: