Reshjet e shiut vijojnë të paraqesin probleme në disa qytete të vendit tonë. Reshjet e shiut kanë sjellë probleme në qytetin e Lezhës. Intensiteti i lartë i reshjeve gjatë natës ka sjellë probleme në bllokun e banimit ’11 janari’ të lagjes ‘Besëlidhja’.
Vërshimi i ujit thuajse ka përmbytur totalisht këtë zonë duke bllokuar hyrjet e pallateve e sjell probleme në lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.
Reshjet e shiut kanë sjellë probleme edhe në Kallmet të Lezhës, ku kanali i ujërave të larta ka dalë nga shtrati duke përmbytur disa hektarë tokë bujqësore.
Ndërkohë nga reshjet e dendura në Lezhë kanë bërë që niveli i lumit Drin të rritet shumë duke rrezikuar dhe të dalë nga shtrati.
Edhe lumi Osum që përshkon Beratin është fryrë shumë dhe rrezikon daljen nga shtrati.
Nga vezhgimet n eterren, ne rajonin e Sarandes rrezikohen permbytje ne fushen e Cukes dhe vemendja mbette te funksionimi normal i hidrovorit ne kete fushe.
Nje vit me pare per shkak te shirave te rrembyeshem dhe per nje kohe te gjate u pati permbytje ne fushe te Cukes, ne zonen e Ures se Gajdarit dhe prane Pularise nga dalja prej shtratit te lumit Kalasa.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI