SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rinovimi i kartave ID dhe pasaportave/ Qendrat e aplikimit të hapura edhe të shtunën

Qendrat e aplikimit për karta ID dhe pasaporta, do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, 9 janar 2021.

Ministria e Brendshme njofton qytetarët se të gjitha zyrat e Gjendjes Civile ku ka qendra aplikimi për karta ID dhe pasaporta, do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, 9 janar 2021. Ministria e Brendshme fton qytetarët që u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit, të kryejnë sa më parë procedurat për rinovimin e saj.

Më herët, Ministria e Brendshme ka njoftuar se për të përfituar gjithë shërbimet, si dhe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit çdo qytetar me të drejtë vote duhet të ketë një kartë identiteti të vlefshme. Atyre që tashmë iu ka skaduar ky dokument duhet të nxitojnë të aplikojnë në zyrat e kompanisë koncesionare. Karta e identitetit është çelësi kryesor që mundëson që shqiptarët të marrin dhjetëra shërbime online që ofrohen përmes portalit e-Albania. Këto shërbime përfitohen vetëm duke pasur një dokument identiteti të vlefshëm.

Përsa iu përket shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut, janë hapur 6 zyra të reja aplikimi pranë konsullatave tona në disa vende europiane, në mënyrë që ata të aplikojnë për rinovimin e kartës së identitetit. Aplikimin për kartë identiteti qytetarët mund ta bëjnë në çdo zyrë të kompanisë në Shqipëri pavarësisht zonës ku banojnë. Për të mos krijuar radhë nëpër zyra gjatë aplikimit, ju mund kryeni rezervim online në portalin e-Albania.

Me ndryshimet e fundit ligjore, qytetarët që pajisen me kartë identiteti pas moshës 75-vjeç, nuk kanë më nevojë të rinovojnë sërish këtë dokument.///

error: