SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rama takon homologun grek, Mitsotakis: Vullnet i plotë për ta zhvilluar bashkarisht më tej këtë marrëdhënie strategjike

Kryeministri Edi Rama falënderoi sot për mikpritjen kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ndërsa bëri të ditur se gjatë takimit biseduan mbi situatën e COVID-19 dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

Kreu i qeverisë tha se shprehëm vullnetin e plotë për ta zhvilluar bashkërisht më tej këtë marrëdhënie strategjike.

“Falënderues për shijen e shkëlqyer të mikpritjes në shtëpinë e kryeministrit Mitsotakis, ku bëmë një bilanc të situatës me Covidin, marrëdhënies mes dy vendeve tona dhe problematikave rajonale! Vullnet i plotë për ta zhvilluar bashkarisht më tej këtë marrëdhënie strategjike”, – tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Athinë, ku zhvilloi një drekë pune me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, pas vizitës zyrtare që zhvilloi në Turqi./ATSH///

error: