SARANDE. Ditën e sotme rinisi procesi mësimor për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar, pas pushimeve të zgjatura të festave të fundvitit.Vendimi për rifillimin e shkollës në këtë datë u mor nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, në dhjetor të 2020-tës.
Nxënësit nga klasa e parë në të pestën dhe klasa e 12-të, do të zhvillojnë mësimin vetëm në shkollë ndërsa nxënësit nga klasa e 6-të në të 11-ën do ta kryejnë të alternuar, online dhe fizikisht në shkollë. Nga ana tjetër, studentët në të gjithë vendin e rifilluan mësimin në datën 5 janar dhe vetëm online.


Drejtori i ZVA per Sarande, Delvinen dhe Konsipolin Vladimir Demaj tha sot per Radion “Saranda” se “Gjatë këtyre diteve janë bërë dizinfektime në të gjitha mjediset e shkollave qe mirepresin nxënësit dhe mësuesit.
Sot nisi puna normalisht në të gjithanshkollat e ZVA Sarande,Delvine Konispol. Nuk kemi asnje shkollë që nuk ploteson kushet për zhvillimin normal të procesit mësimor. Nga monitorimi i situatës në dinamike, kemi 5 mësues me covid të cilët janë në karantinë dhe janë zëvendësuar nga mësues nga Portali.-tha Demaj.
Sa i perket situates se renduar te reshjeve drejtori i ZVA, Vladimir Demaj duri ne dukje se “Nuk kemi asnje shkolle me problematike qe veshtireson rifillimin e procesin mesimor.///R-SR-SARANDANEWS.AL///
///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI