Sipas mediave greke, zhurma e shpërthimit ka qenë shumë e madhe po fatmirësisht nuk është raportuar asnjë I lënduar.
Gazetari George Sfakianakis, në një intervistë për “Protothema”, ka supozuar se bomba nuk ka pasur në shënjestër atë por moderatorin e emisionit Menios Fourthiotis.
Pranë makinës së dëmtuar u gjetën xhama të thyer të gotave dhe shisheve të birrës. Gazetari ka mbërritur në polici për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen, ndërsa ende nuk dihet kush është autori që vendosi lëndën eksplozive.
Zjarrefikësit kanë mbërritur në vendin e shpërthimit menjëherë he kanë shuar zjarrin.
Gazetari, në rrjetin e tij social Instagram ka postuar foto të makinës së tij të shkatërruar.///
ME SHUME LAJME
Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin
FOKUS – Si të qetësoni dhimbjen e kokës pa përdorur ilace?
Sarandë. Kryebashkiaku Çaçi: Saranda do të ketë edhe dy muzeume të rinj, një arkeologjik dhe një detar