Kryeministri Edi Rama u vaksinua pasditen e sotme para kamerave në nisje të fushatës kombëtare të vaksinimit antiCOVID në Shqipëri.
Nga stadiumi “Air Albania” nisi rreth orës 15:00 procesi i vaksinimit antiCovid duke nisur po ashtu edhe fazën e ofensivës ndaj pandemisë.
Injeksionin e parë të imunizimit ndaj virusit e morën edhe mjekët e vijës së parë të frontit antiCovid, mjekja Najada Çomo, shefe e Shërbimit të Infektivit në QSUT, mjeku i mirënjohur infeksionist Pëllumb Pipero si dhe mjeku Tritan Kalo.
Të gjithë të vaksinuarit iu nënshtruan para injeksionit një sërë pyetjesh më të dhënat personale lidhur me historikun e sëmundjeve dhe udhëtimeve të kryera së fundmi.
Menjëherë pas dozës së parë të vaksinës, atyre u duhet të qëndrojnë 10 minuta të ulur në postacionet e vendosura për këtë qëllim.
Ditën e sotme janë planifikuar të vaksinohen 50 punonjës të shëndetësisë, mjekë dhe infermierë të spitaleve COVID.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI