NGA VIJNË VAKSINAT ANTI-COVID?
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nuk ka pranuar që të tregojë emrin e vendit që i ka dhuruar Shqipërisë, dozat e para të vaksinës anti-COVID. E ftuar në emisionin “Open”.
Manastirliu ka bërë me dije se emri është kërkuar që të mos bëhet publik, nga vetë vendi dhurues.
Ndërkohë që shton se një arsye mund të jetë fakti që vende të tjera i donin dozat, ndërsa vendi i kishte ‘ndarë’ për Shqipërinë.
“Kemi ruajtur një marrëveshje konfidencialiteti me vendin që na ka dhuruar këto vaksina. Nuk do të bie në përsëritje. Rama e shpjegoi edhe arsyen e vendit mik që ka treguar solidaritetit. Vendi ka kërkuar që të ketë konfidencialitet. Një arsye mund të jetë që vendet e tjera mund t’i duan dozat që kemi marrë ne, dhe vendi ka zgjedhur t’ja japë Shqipërisë,”-u shpreh ministrja.///
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë