Sipas dëshmisë së nënës së vëllezërve Anxhelo dhe Mihal Llangozi , e cila ka qenë në vendin e ngjarjes, dy vëllezërit nuk pranuan t’i jepnin paratë, dhe për shkak të kësaj filloi grindja.
Gruaja në deklaratën e saj ka thënë se përveç autorit të krimit, ai ishte i shoqëruar edhe nga katër persona të tjerë. Sipas saj ka patur një luftë shumë të ashpër mes tyre dhe më pas në errësirë autori nxori armën dhe filluan të shtënat. Pas ekzekutimit të bashkëshortit të saj, djemtë filluan të vraponin për të shpëtuar. Autori i ndoqi ata edhe jashtë kafenesë ku ndodheshin dhe vijoi të qëllonte, derisa i plagosi.
Fakti që autorët dhe viktimat njiheshin me njëri-tjetrin, u jep qartë një drejtim autoriteteve greke, të cilët ndërkohë po presin rezultatet nga laboratori i mjekësisë ligjore për llojin e armës së përdorur në krim.
Anxhelo e Mihal Llangozi janë djemtë të Edmond Llangozi , ky i fundit i mbetur viktimë si pasojë e të shtënave me armë.///shqiptarja.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI